Marine Le Pen, liderja e “Tubimit Kombëtar” të ekstremit të djathtë, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve publike, vendosën të hënën gjykatësit e Parisit, në një moment vendimtar për Le Pen, pasi mund të vendosë për të ardhmen e saj politike.
Le Pen dhe 24 kolegë të tjerë të Tubimit Kombëtar janë akuzuar për përvetësim të parave të destinuara për ndihmësit e Parlamentit Evropian për të paguar stafin që punonte për partinë gjatë një periudhe katërvjeçare, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Bota e Lajmeve.
Pas përfundimit të gjyqit në nëntor, prokurori i shtetit kërkoi vendime fajësie për Le Pen dhe bashkë-pandehurit e saj, të cilët kanë mohuar çdo keqbërje.
Tre gjyqtarët nuk ishin të detyruar të ndiqnin rekomandimet e prokurorit.
Megjithatë, një vendim si fajtore për Le Pen mund ta ndalojë atë të kandidojë në garën presidenciale të vitit 2027 në atë që ajo e përshkroi si “vdekje politike”.
Ajo mohoi akuzat se ishte në krye të “një sistemi” që synonte të nxirrte paratë e parlamentit të BE për të përfituar partia e saj, duke argumentuar në vend të kësaj se ishte e pranueshme të përshtatej puna e ndihmësve parlamentar me nevojat e ligjvënësve të partisë së saj.
Ndërsa dëshmonte, Le Pen i tha gjykatës: “Unë absolutisht nuk ndjej se kam kryer parregullsinë më të vogël, lëvizjen më të vogël të paligjshme”.



Të tjera
Labinot Rexha në qendër të zërave për fëmijë jashtëmartesor, fotot rikthejnë debat
Benita: Elijona po viktimizohet nga tragjedia e familjes
Avokado e dobishme për largimin e kolesterinës së keqe