Lot dhe emocione! Xhuli zbulon si reagoi nëna e saj kur mori lajmin për shtatzëninë me IVF

Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka publikuar mbrëmjen e së dielës episodin e parë të dokumentarit të saj personal, të titulluar “Eagle Queen”.

Projekti sjell për herë të parë një anë krejtësisht intime të jetës së saj, duke dokumentuar rrugëtimin drejt mëmësisë dhe emocionet që po përjeton gjatë pritjes së ëmbël të binjakëve.

Në episodin e parë, Xhuli ka hapur zemrën para publikut, duke rrëfyer se ëndrra për t’u bërë nënë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Ajo ndau edhe momentin prekës kur kuptoi se ishte shtatzënë, ndërsa kamerat kanë fiksuar çastin kur mban në duar testin pozitiv të shtatzënisë.

Një nga momentet më emocionuese të dokumentarit është vizita e saj e parë te mjeku, ku për herë të parë dëgjoi rrahjet e zemrës së binjakëve. Reagimi i saj i sinqertë dhe emocionet e forta e bëjnë këtë një nga skenat më të veçanta të episodit.

YouTube  youtu.be

Po ashtu, Juliana ka ndarë me publikun edhe një moment shumë privat, atë të njoftimit të nënës së saj për shtatzëninë. Reagimi plot emocion i familjes dëshmon mbështetjen e madhe që ajo gëzon në këtë kapitull të ri të jetës.

E prekur nga lajmi, nëna e Julianës u shpreh para kamerave: “Jam shumë e lumtur si nënë dhe si gjyshe. Kur Xhuli është e lumtur, edhe unë jam e lumtur. Unë jam vetë nënë, tashmë po bëhem gjyshe e 12 nipave dhe mbesave, dhe ky është një bekim i madh”.

Dokumentari “Eagle Queen” synon të sjellë për publikun jo vetëm momente nga jeta publike e Julianës, por edhe përjetimet më personale të saj gjatë kësaj periudhe të veçantë.

Kujtojmë se ekipi i Prive by Liberta Spahiu ishte i pranishëm në premierën e dokumentarit, ku vetë Juliana Nura foli për herë të parë publikisht rreth pritjes së ëmbël dhe emocionit që po përjeton në prag të ardhjes në jetë të binjakëve të saj.