Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në Veternik të Prishtinës, ku te qendra tregtare “Albi Mall”, një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar nga një objekt derisa po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Viktima është shtetasi i huaj Nita Cristian-Mihail (rreth 49-vjeçar).
Vdekja e tij ishte konstatuar nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes.
Sot në media është publikuar një fotografi, e cila raportohet të jetë e momentit kur punëtori kishe rënë nga lartësia dhe shihet i shtrirë në tokë.
Momenti kur punëtori kishe rënë nga lartësia dhe shihet i shtrirë në tokë
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe njësitet policore, ku Njësia e Krim-Teknikës dhe Njësia e Hetimeve Rajonale kishin kryer ekzaminimet e nevojshme.



Të tjera
Vr*itet një 71-vjeçare nga Kosova në Cyrih
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës