Deklarata e fundit e Kallas për dialogun, avokati shqiptar i prerë: Nuk varet nga Kosova, pushtuesi serb nuk…!

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, së fundi deklaroi se qëllimi përfundimtar i BE-së është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, qoftë përmes procesit të dialogut, qoftë përmes ndonjë mekanizmi tjetër.

Kallas, po flet edhe për mekanizma tjerë, përveç dialogut, mirëpo për çfarë mekanizmash bëhet fjalë?

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Si fillim, ai u shpreh se normalizimi i raporteve me Serbinë, nuk varet nga Kosova.

“E rëndësishme është për t’u theksuar se Kosova është një shtet krejtësisht shqiptar, dhe ajo është çliruar me luftë çlirimtare nga pushtimi i gjatë i Serbisë.

Kjo është e vërteta.

Kësaj të vërtete nuk mund t’i shmanget dot askush, kushdo qoftë ai.

Prandaj, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga Kosova.

Asgjë.

Kosova është një shtet shqiptar i pavarur. Po Serbia, e ka harruar që ajo ka qenë pushtuesja e Kosovës?

Ja, kjo është pyetja thelbësore në këtë çështje”, deklaroi avokati.

Po ashtu, Ngjela komentoi edhe qasjen e BE-së ndaj këtyre bisedimeve, duke theksuar ehde faktin që Beogradi nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë.

Në këtë pikë, tha se Kosova duhet të negociojë me Serbinë, vetëm pasi kjo e fundit të na pranojë si shtet.

“Po Bashkimi Evropuan çfarë po kërkon nga Kosova?

BE po kërkon bisedime me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve reciproke.

Por, kjo është një kërkesë që nuk i kërkohet Kosovës, dhe prandaj mban brenda vetes vetëm këtë pyetje: Çfarë bisedimesh do të bëjnë dy shtete që nuk e njohin juridikisht njëri-tjetrin?

Dhe këtu, kësaj pyetje i vjen vetëm kjo përgjigje me këto dy fjalë të mëdha të gjuhës shqipe: Një hiç.

Çështja është krejt tjetër, Serbia, si ish pushtuese e Kosovës, duhet domosdoshmërisht të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pse nuk e bën ajo këtë?

Askush nuk e kupton, prandaj Kosova sigurisht që duhet ta nisë dialogun me Serbinë pasi Serbia të ketë njohur pavarësinë e Kosovës.

Dhe ky gjykim, mbyll çdo diskutim”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, avokati shqiptar shpjegoi edhe shkaqet se pse shteti serb refuzon të na njohë si shtet, ku duke elaboruar këtëçështje, potencoi faktin se vështirë që mund të arrihet një marrëveshje ms dy palëve.

“Po Serbia pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës?

E pse ta zgjatim më tej ketë arsyetim!

Gjykimi ligjor, kushtetues dhe në zbatim të së Drejtës Ndërkombltare është vetëm ky: njohja e Kosovës nga Serbia.

Fakti që Serbia nuk e njeh, tregon se nuk e njeh moralin e kohës sonë për pavarësinë e Kosovës.

Dhe Kosovës kjo nuk i prish asnjë punë.

Atëherë, çfarë tregon kjo? Kjo tregon se Serbia as e njeh dhe as do ta respektojë pavarësinë e Kosovës.

Atëherë?

Gjithçka do të qëndrojë te akti historik dhe ndërkombëtar që Kosova është tani një shtet i pavarur që njihet nga mbi 100 shtete.

Dhe prandaj, pikërisht për këtë fakt, çdo shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk mund të ketë asnjë marrëdhënie bisedimesh me Kosovën.

Dhe ky gjykim që vjen nga personaliteti i pacenuar i Kosovës dhe nga e Drejta Ndërkombëtare, është moraliteti absolut i kësaj çështjeje”, përmbylli Spartak Ngjela