Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.
Ai thotë deputetja Balje është bërë serioze duke u mësuar nga Lista Srpska.
Sipas profesorit deputetja Balje është mësuar të ‘lazdrohet’ dhe se kjo nuk mund të jetë pastaj kërkesa e vetme, pasi do të filloj të kërkoj çdoherë e më shumë.
“Duda Balje u bë më në fund serioze. Madje shumë serioze! Mesa duket ka mësuar prej Listës Srpska. Si e tillë, ajo “e ka kushtëzuar” zotin Kurti me disa kërkesa, për votën e saj për krijimin e qeverisë Kurti 3. I ka thënë mendja se një votë që ajo ka është e mjaftueshme për të bërë një presion të tillë. Duda kërkon jo pak. – Një komunë boshnjakësh në Kosovë. Në zgjedhjet lokale mund të kërkojë edhe një tjetër. Pastaj kërkon reformë në arsim, por pa sqaruar se për çfarë interesohet konkretisht. (Me siguri që nuk e di as jo vetë). Dhe më në fund ka gjet një kërkesë tjetër në formë vërejtjeje, që “të trajtohet e batrabartë me krejt deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës”! Këtu ka të drejtë. Ndoshta Kurti nuk sillet me përkëdheli me deputetën në fjalë, si kryeministrat e mëparshëm. Pra, nuk e lazdron sa duhet.
Duda si person është mësuar të lazdrohet. E lazdrojnë politikanët, pastaj mediet, mesa di, edhe ndonjë diplomat ambasadash dhe tani i duket vetja se është “kapedane” mbi shumicën prej 90 përqind të shqiptarëve. Duda duket se me këto kërkesa është edhe e padijshme. Ajo e di faktin se është deputete për shkak të vendeve të rezervuara. Ndryshe nuk e kish pa me sy sallën e parlamentit. Po ka ka në botë një shtet që t’i ketë rezervuar vende të lira në parlament minoriteteve, siç ka ndodh në Kosovë, edhe me Dudan?! Nuk ka. Po Duda nuk e di këtë. Nuk ka faj, se nuk ia ka mësuar Albini! Duhet me ia ba një kurs politik edhe Dudas”, u shpreh ai.
Kërkesat e Dudas nuk besoj se janë të asaj
Sipas profesorit vende e lira në parlament për minoritetet e kanë bërë që ta njohin deputeten Balje përndryshe nuk do të kishte njohur askushë.
Por kërkesat e Dudas nuk besoj se janë të asaj. Jam i bindur se ajo e ka një kallauz pas vetit. Ndoshta ka marr flakë dhe i duket vetja Radoiçiq. Po me Albinin nuk ka mundur të bëjë pazare as Radoiçiq. Përkundrazi ai është në kërkim ndërkombëtar. I duket vetja se mundet me tremb kryeministrin e mundet me iu imponuar atij. Në fakt është si një mizë në shpinën e elefantit. Prandaj askush nuk e merr seriozisht Dudan. Edhe në këtë rast nuk duhet marrë seriozisht”, shpjegoi profesori.
‘Rreziku’ nga kërkesa e Duda Baljes
Bytyçi tutje thotë që boshnjakëve nuk iu ka munguar asgjë dhe se kryeministri Kurti do të bëjë një vlerësim të real dhe do të ketë përgjigje të duhur për deputeten Balje.
Qëllimi i kësaj kërkese sipas profesorit mund të jetë vështirësimi i krijimit të Qeverisë Kurti 3.
“Por duke qenë se ajo nuk është vetvetja në këto kërkesa. Duke qenë se kërkesat duken të studiuara jo keq e Duda nuk e ka aftësinë për këtë gjë, atëherë ndoshta duhet pak vëmendje. Pse tani duan boshnjakët një komunë? Çfarë u mungon atyre në sistemin arsimor? Kush i ka penguar të bëjnë mësimin edhe shqip, edhe serbisht, gjuhë të cilën e flasin edhe boshnjakët? Pse nuk qenka trajtuar mirë Duda në parlament? Janë këto që duhet ta tërheqin vëmendjen. Sepse nuk gjuan rrufeja në ditë të kthjellët. Diku ka vrënësira, që shpërthejnë përmes Dudës.
Jam i bindur se kryeministri Kurti dhe çdo politikan tjetër bën një vlerësim real edhe në këtë rrafsh. Që do të thotë se do të dinë të sillen e t’i përgjigjen me korrektësi zonjës deputete që përfaqëson boshnjakët. Ndërkohë ka rrezik që kërkesat e Dudës të jenë sëmundje ngjitëse. Të shkojnë edhe në veshin e romëve, egjyptianëve e minoriteteve të tjera. Dhe këta, megjithëse të shpërndarë në krejt Kosovën, njësoj si edhe boshnjakët, të kërkojnë një komunë të tyren, si kusht për të marrë pjesë në koalicionin qeverisës të Vetëvendosjes. Ka mundësi që ky të jetë qëllimi i atyre që qëndrojnë pas Dudës. Pra ta vështirësojnë krijimin e qeverisë Kurti 3. Ndoshta ata besojnë se edhe e paundësojnë krijimin e kësaj qeverie.
Duke shtruar kërkesa si të Dudës, skenaristët udhëzues të saj e dinë që Kurti nuk i pranon ato. Në këto kushte besojnë se deputetët e minoriteteve nuk pranojnë bashkëpunimin në qeverisjen e tij dhe kësisoj Albin Kurti do të dështojë ta krijojë qeverinë e re. Në këto rrethana, unë besoj se ka deputetë shqiptarë të opozitës që do ta prishin skenarin anti-shqiptar, për të cilin Duda vetëm se paralajmëroi”, përfundoi profesori Bytyçi
Të tjera
Pastroni mushkëritë duke përdorur këto tre ushqime natyrale
Su*lmet e fundit të Iz*raelit ndaj vendeve të rajonit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke