Glauk Konjfuca në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të takohet më 8 prill me kryetarët e partive politike.
Konjufca do të takohet me liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend për të diskutuar për përgatitjen e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do të mbahet më 15 prill.
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Mefail Bajqinovci, u ka bërë thirrje partive politike opozitare që t’i përgjigjen ftesës së Glauk Konjufcës për takim konsultativ me 8 prill për formimin e institucioneve të reja. Sipas tij, mos përgjigjja ndaj ftesës do të nënkuptonte mospërfillje të institucioneve.
“ Unë mendoj se ato duhet t’i përgjigjet për shkak se më datën 15 prill presidentja e ka thirr seancën e parë dhe duhet të ketë një marrëveshje sepse dihet me ligj se kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve. Mos përgjigja për takim nga partitë opozitare i bie mos përfillje e institucioneve. Unë mendoj se ata do t’i përgjigjen dhe me datën 15 do të krihen trupat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari, nënkryetari dhe të tjerët”.
Deputeti Bajqinovci nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas konstituimit të Kuvendit më 15 prill, po atë ditë mund të formohet edhe Qeveria e re, siç ka pohuar, numrat për Qeverinë e re i kanë siguruar.
“Besoj se i kemi numrat edhe për kryetarin e Kuvendit edhe për Qeverinë e re. Unë besoj se Qeveria e Kosovës do të formohet këtë muaj. Besoj se edhe Qeveria do të zgjidhet më 15 prill, por për këtë ende nuk kemi ndonjë konfirmim, sepse ende nuk jemi mbledhur, por besoj se po do të rregullohen të gjitha trupat edhe të Kuvendit por edhe të Qeverisë. Ne do t’i kemi 61 deputetë për krijimin e Qeverisë së re. Por, ne me Listën Serbe nuk bashkëpunojmë dhe nuk na duhen votat e tyre”.
Ai thotë se është e pamoralshme të kalosh në një parti tjetër kur votat janë dhënë nga elektoriati për një parti që ke garuar.
“Blerja e deputetëve do të krijonte një qeveri të paqëndrueshme dhe mashtrimi i votuesve është e drejtë e çdo individi, duke përfshirë edhe deputetin, që vetë të vendosë për lëvizjen e tij dhe se ku do të shkojë. Megjithatë, është e pamoralshme të kalosh në një parti tjetër kur votat janë dhënë nga elektorati për një parti që ka garuar, dhe të shitesh në një parti tjetër vetëm për shkak të interesave personale. Kjo është vlera më e dobët e atij deputeti. Ne nuk jemi angazhuar politikisht për ta ndërtuar demokracinë dhe proceset demokratike si individë apo parti politike. Deri më tani ka pasur raste të tilla me deputetët e pavarur nga përbërja e kaluar, edhe pse për askënd prej tyre nuk është dëshmuar se në ç’mënyrë e kanë bërë këtë dhe pse e kanë tradhtuar subjektin apo elektoratin, duke kaluar në një parti tjetër”, shprehet Hertica.
Sipas tij, blerja e deputetëve nuk do të jetë forcë e qeverisjes.
Ai mendon se qeveria nuk do të jetë stabile nëse blihen deputetë.
“Tani, matematikat e VV-së thuajse janë të gabuara dhe nuk përputhen me ato që janë deklaruar në media se ata kanë numrat për të formuar qeverinë. Blerja e deputetëve nuk do të jetë forcë e qeverisjes, sepse qeveria do të jetë jo stabile dhe jo efikase në të gjitha format e një qeverie afatgjatë, duke prodhuar krizë politike dhe institucionale, duke pamundësuar funksionimin e qeverisë dhe grabitur pushtetin. Blerja e deputetëve është një akt i turpshëm. Tani jemi në një situatë shumë të paqartë, ku Kuvendi dhe Qeveria janë shndërruar thuajse në një treg për blerjen e deputetëve”, thekson analisti.
Ndërsa, sa i përket kërkesës së deputetes boshnjake Dude Bala për formimin e komunës së boshnjakëve në këmbim të votës, sipas tij, tejkalon limitet.
“Për kërkesat e Dude Balës, mund të thuhet se është komuna e boshnjakëve, reforma në arsim dhe trajtimi i barabartë i të gjithë deputetëve, që kanë një votë brenda Kuvendit, çka tejkalon të gjitha limitet kushtetuese për minoritetet”, përfundon Hertica.
Të tjera
Pastroni mushkëritë duke përdorur këto tre ushqime natyrale
Su*lmet e fundit të Iz*raelit ndaj vendeve të rajonit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke