Radoiçiq ende i lirë, eksperti e ndërlidh atë me sulmet e fundit në veri: Paraqet rrezik, ja si të veprojë Kosova

Grupet kriminale serbe, po vazhdojnë me provokimet dhe sulmet e kohëpaskohshme në pjesën veriore të Kosovës.

E natyrisht, kur ndodhin sulme të tilla, mendja na shkon tek kryekrimineli serb, Milan Radoiçiq, i cili ende është në liri dhe madjee po mbrohet nga shteti serb.

E ditë më parë, u hodhën dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës në komunën e Zveçanit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e quajti këtë sulm “orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës”.

“Ne faktikisht e besojmë fuqishëm që lënia e lirë e terroristëve apo kryeterroristëve, siç është në rastin konkret Milan Radoiçiq, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështjet që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve të dhunshme, e veçanërisht aktiviteteve siç janë sulmet terroriste”.

Për këtë shkak, Elezi kërkoi koordinim me ndërkombëtarët, me qëllim të rritjes së presionit ndaj Serbisë, për faktin që Radoiçiq të vendoset para drejtësisë.

Bedri Elezi.

“Prandaj, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të përdorin të gjitha mekanizmat marrëdhëniet me fqinjët, qoftë edhe me faktorin ndërkombëtar, siç janë NATO, Shteti i Bashkuar të Amerikës, Bashkim Evropian për të shtruar presionin e duhur tek Beogradi zyrtar.

Kjo, me qëllim për ta mbështetur Kosovën dhe mekanizmat e saj, që të vendoset Milan Radoiçiq sa më parë para drejtësisë, duke e faktuar se i njëjti paraqet rrezik tutje për Kosovën dhe vendet e tjera. Në këtë pikë vije në shprehje edhe nevoja për të siguruar në kohë reale informacionet e duhura për aktivitetet që mund të jenë organizuar dhe mbështetur; veçanërisht siç janë sulmet e fundit”, shpjegoi ai.

E në këtë pikë, eksperti shtoi se nëse bëhet identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar për sulmin, atëherë më lehtë do ishte konfirimi i faktit se edhe Radoiçiq ishte i përfshirë në të.

“Në rast se Policia e Kosovës arrin që ta arrestojë persona të cilën fshihen mbrapa këtyre sulmeve, pa dyshim që është më e lehtë që ne nga ato arrestime edhe të sigurojmë informacionet e duhura në lidhje me përfshirjen e Radoiçiq në këto organizime. Ku, padyshim që presioni i miqve ndërkombëtarë do të ishte më i theksuar dhe mund se këtë masa konkrete në drejtim të Beogradit zyrtar, në lidhje me arrestimin e Radoiçiq”, përfundoi Bedri Elezi