Qindra serb nga Kosova mëngjesin e sotëm janë nisur në këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në mbledhjen që pritet të mbahet më 12 prill, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëroi ditë më parë.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami ka shkruar se serbët e Kosovës po detyrohen nga Milan Radoiçiqi dhe Lista Serbe që të shkojnë në Beograd.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se për shumicën prej këtyre serbëve pjesëmarrja nuk është zgjedhje por është detyrim.
“Sot, një grup serbësh nga Kosova, me flamuj dhe parulla “Kosova është Serbi”, janë nisur në këmbë drejt Beogradit për të marrë pjesë në mitingun e Vuçiqit më 12 prill. Mediat e Vuçiqit po e paraqesin këtë si “përkrahje të sinqertë”, por kush e njeh situaten, e di që kjo është shumë larg së vërtetës. Këta njerëz janë organizuar nga Milan Radoiçiq dhe Lista Serbe te lidhura jo vetëm me strukturat paralele, por edhe me grupet kriminale që për vite ushtrojnë presion mbi komunitetin serb në Kosovë. Për shumicën këtyre serbeve pjesëmarrja nuk është zgjedhje por është detyrim. Nëse nuk shkojnë ua ndalin ndihmat, i kërcënojnë, i izolojnë”, ka shkruar Islami.
“Ishin të njëjtët ata që janë parë edhe në veri të Kosovës, kur janë sulmuar KFOR-i, Policia e Kosovës dhe gazetarët. Nuk është kjo dashuri për Vuçiqin. Është frikë. Është manipulim. Është abuzim politik me një komunitet që po mbahet peng”, ka shtuar njohësi i çështjeve të sigurisë.
Islami tutje në postimin e tij ka cekur se së fundmi kemi parë që numër i madh i qytetarëve serbë në Kosovë po e kuptojnë lojën e presidentit serb, i cili iu premtua 20000 dinar në këmbim të votës për Listën Serbe, para të cilat nuk i morën.
“Janë të zhgënjyer nga premtimet boshe, sidomos ato për punësime dhe beneficione që u premtuan para zgjedhjeve në këmbim të votës për Listën Serbe. Së fundmi ata protestuan para institucioneve ilegale për një konkurs, tq cilin Serbia s’pati qare pa e anulua”, ka shkruar Islami.
Të tjera
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke
A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Su*lmi iz*raelit në Doha synonte shkatërrimin e gjithë procesit të negociatave