Javën e kaluar pikërisht të dielën ndodhi turpi në Beograd në ndeshjen mes Partizanit dhe AEK-ut.
Ndeshja nuk filloi fare pasi që tifozët famëkeq të Partizanit provokuan dhe hodhën topa tymi në fushë, ndërsa lojtarët grek u larguan nga fusha për shkak të pasigurisë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinale të Kupës së Europës në hendboll.

Shihen lojtarët e AEK-ut se si ishin të frikësuar në Beograd
“Vëllezërit serbë ‘njohën Kosovën’ dhe erdhën në ferr të Beogradit! ‘Grobarit’ sfiduan Vuçiqin!”, ishte titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”.
“Shkak i presionit shtesë nga tribuna mund të jetë pankarta që tifozët e AEK-ut kanë vendosur disa vite më parë.
“Grobari’ hodhën fillimisht disa fishekzjarre në parket, më pas lojtarët e AEK-ut u larguan menjëherë drejt teshatores dhe kur u kthyen, u hodhën topa tymi dhe një tjetër arratisje.”, kishte shkruar mes të tjera media boshnjake.



Të tjera
Kryevepra në buzë
Njerëzit inteligjentë jenë më dembelë
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme