Sekretari i partisë së minoritetit grek OMONIA-s, Marin Suli, është shprehur se nëse Fredi Beleri do të shpallet i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri GJKKO, ai do të lërë mandatin e eurodeputetit për të kryer funksionin e kryebashkiakut të Himarës.
Komentet Suli i bëri në një emision në Euronews Albania, ku tha se ka pak gjasa që Beleri të shpallet i pafajshëm në Apelin e GJKKO-së, pasi sipas tij, drejtësia në Shqipëri është me regji nga kryeministri Edi Rama.
Ai tha gjithashtu se në të kundërt, Beleri do të vijojë betejën e tij për drejtësi deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Nëse Apeli e shpall ashtu siç është realisht, të pafajshëm, Beleri do të shkojë dhe do bëjë detyrën e kryetarit të Bashkisë, mandat të cilin ja besoi populli i Himarës dhe do japë dorëheqja nga mandati i europarlamentarit.
Në rast se nuk ndodh, që ka më shumë probabilitet sepse drejtësia është me regji dhe është rilindëse, do vijojë të gjitha shkallët e gjykimit deri në Strasburg ku do të marrë pafajësinë dhe dëmet do i paguajmë të gjitha ne. Mandatin për eurodeputet do e vazhdojë”, tha Suli.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës