Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans.
Në këtë cermoni Haxhiu vlerësoi kontributin e ShBA-së për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka shkruar Albulena Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”, përcjell tëvë1.info.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.



Të tjera
Haxhiu: Përherë mirënjohëse ShBA-së për kontributin për liri e shtetndërtim
Harrojeni Messin dhe Ronaldon – Gjenerata e re po shkëlqen në Botëror
Peci me mesazh të ashpër: “Shpifjet do t’i paguani në gjykatë!”