Nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës për në Republikën e Shqipërisë, me selinë Tiranë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën atashe e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, “duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”.



Të tjera
Haxhiu: Përherë mirënjohëse ShBA-së për kontributin për liri e shtetndërtim
Harrojeni Messin dhe Ronaldon – Gjenerata e re po shkëlqen në Botëror
Peci me mesazh të ashpër: “Shpifjet do t’i paguani në gjykatë!”