Për incidentin e natës së mbrëmshme, kur Gjesti goditet nga Jozi me shuplakë, ka shkruar edhe media italiane, fanpage.it.
Aty shkruhet: “Konkurrenti i Big Brother VIP shqiptar, këngëtari Jozi, ka goditur me grusht Gjestin, po ashtu këngëtar, gjatë transmetimit gjysmëfinal të mbrëmjes së djeshme, duke e bërë atë të përfundojë në spital. Policia vuri në pranga sulmuesin, i cili u arrestua dhe më pas u la i lirë në orët e para të mëngjesit”.

“Pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, këngëtari shqiptar, Jozefin Marku, ka goditur me grusht Gjestin.
Ndodhi në episodin e transmetuar mbrëmë në TopChannel kur garuesi i hapi derën garuesit të eliminuar, ky i fundit e sulmoi duke i goditur me grusht të dhunshëm që e bëri të rrëzohej përtokë. Mediat shqiptare, përfshirë edhe Telegrafin, raportuan se transmetimi i drejtpërdrejtë është ndërprerë për disa minuta menjëherë pas incidentit”, ka shkruar fanpage.it.
Të tjera
Policia parandalon ko*ntrabandën e 40 kecave në vlerë prej 6 mijë eurosh
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për su*lm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Kërkohet paqe dhe lirimi i pe*ngjeve