Mesfushori portugez Bernardo Silva ka mundësi reale që të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kanë bërë me dije mediat portugeze.
Pas katër titujve radhazi në Ligën Premier, City tani është në rrezik të sezonit më të dobët ndonjëherë nën drejtimin e Pep Guardiolës, pasi ata nuk kanë garanci se do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Mediumi portugez A Bola ka raportuar se Silvas i është propozuar një rikthim tek ish-klubi i tij Benfica dhe bisedimet janë të avancuara.
Ka optimizëm në Lisbonë se një marrëveshje mund të arrihet dhe tashmë ka nisur puna në këtë drejtim pasi janë hapur negociatat me lojtarin dhe me Manchester Cityn.
Benfica po kërkon të investojë në verë dhe transferimi i Silvas po shihet si një shenjë e qartë e përkushtimit të tyre.
Kjo gjithashtu do të ishte një mundësi për klubin për ta zëvendësuar 37-vjeçarin Angel Di Maria nëse veterani vendos të largohet nga Portugalia në fund të sezonit./
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik