Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar për vdekjen e të riut Aldion Mulaj, nga aksidenti që ndodhur në Terstenik të Drenasit, mes një veture dhe një motoçiklete.
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka pohuar se me trishtim të thellë e ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik.
“Në këto çaste të dhimbshme, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjej me ju për këtë humbje të madhe. Humbja e një të riu është dhembje e rëndë jo vetëm për familjen, por për gjithë qytetarët e Komunës tonë”.
“Zoti e mëshiroftë dhe ju dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë pikëllim”, ka pohuar Lladrovci.



Të tjera
Modelet e këmishave më të bukura të sezonit
Mbipesha, kërcënim për shëndetin
Vaji i kokosit bën mrekulli për gojën e dhëmbët tuaj