“Sheshi plot me shqiptarë të mirë”, Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për Atdheun jap dashurinë

“Sheshi plot me shqiptarë të mirë”, Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për Atdheun jap dashurinë

Aktori Mehdi Malkaj ishte një nga folësit në protestën e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, e zhvilluar para Kryeministrisë.

I pritur me duartrokitje nga protestuesit, ai falenderoi qytetarët për mbështetjen dhe emocionet që, sipas tij, e rikthyen edhe një herë në podium.

“Ju më falni shumë dashuri, sepse duartrokitjet tuaja më kanë bërë të vij deri këtu. O njerëz, ne që jemi këtu jemi shqiptarë të mirë, kjo nuk diskutohet”, tha Malkaj.

Në vijim të fjalës së tij, Malkaj ndau edhe një mesazh për rëndësinë e atdhedashurisë, duke vendosur Atdheun mbi çdo interes tjetër.

“Për dashurinë jap jetën, por për Atdheun jap dashurinë”, u shpreh aktori.

Protesta e 35-të vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, të cilët janë mbledhur para Kryeministrisë në mbështetje të kërkesave të organizatorëve.