​Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucional bëjnë homazhe te varrezat

Me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa bënë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani.

Kryetari Rama nderoi sakrificën e dëshmorëve për lirinë dhe demokracinë e shtetit të Kosovës.

Ai tha se 18 prilli është dita kur nderohen dëshmorët e Prishtinës, për çka potencoi se të rënët për lirinë e Kosovës “do t’i kemi në zemrat tona”.

Rama: Dëshmorët e heronjtë tanë i kemi gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona

Ai theksoi se sakrifica e të rënëve do të nderohet përgjatë kohë.

Mustafa: Po i nderojmë me ato mundësi që i kemi dhe do t’i nderojmë për gjatë

Sot është ditë e madhe për Prishtinën, është dita e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. I uroj të gjithë qytetarët, familjet e dëshmorëve, ushtarët e UÇK-së dhe qytetarët në përgjithësi… Po i nderojmë me ato mundësi që i kemi dhe do t’i nderojmë për gjatë”, tha Mustafa.

Tek varrezat për homazhe erdhën edhe familjarë të dëshmorëve e qytetarë të tjerë.