Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.
Kështu kanë bërë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Qeverisë.
Lidhur me atë nëse kanë pranuar vendimin e Themelores dhe në rast se e kanë kryer pagesën e gjobës, media ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Ndryshe, media vazhdimisht ka kërkuar nga Gjykata dhe Prokuroria përgjigje lidhur me rastin e gjobës ndaj Kurtit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.



Të tjera
Ja përse asnjëherë nuk duhet ta pastroni veshin me pastruese pambuku
Prattipati: Kosova ka lidhje të jashtëzakonshme dhe të forta me SHBA-në
Postimet në rrjetet sociale nxisin zilinë mes femrave