Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.
Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran.

Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.
Postimi duket si një përpjekje për të shprehur patriotizmin dhe për të komunikuar një mesazh emocional pas gjithë zhurmës mediatike që e ka rrethuar ditët e fundit.
Ende nuk ka një reagim apo ndjesë publike nga Jozi për incidentin në BBVA, por rikthimi i tij në rrjete sociale sinjalizon se ai mund të jetë gati të flasë për gjithçka që ndodhi.




Të tjera
8 shenja që tregojnë se ata po flasin pas shpine për ty
Komisioni për Persona të Zh*dukur jep detaje për mbetjet mortore të mundshme të viktimave të lu*ftës në Rahovec
Kanë qenë të padrejta që në fillim