Finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” është vetëm disa orë larg, dhe emocionet janë në kulm për katër finalistët e mbetur: Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti.
Por mes gjithë tensionit dhe pritjes për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, një moment i butë dhe intim ka marrë vëmendjen e publikut.
Dyshja janë parë teksa përqafohen dhe kalojnë momentet e para të mëngjesit pranë njëri-tjetrit, duke reflektuar mbi rrugëtimin e tyre dhe duke shijuar ditët e fundit të bashkëjetesës në këtë format.
Lidhja e tyre, ndonëse e shoqëruar herë pas here me mosmarrëveshje dhe tensione, ka rrëmbyer simpatinë e shumë shikuesve. Përkrahjet në rrjete sociale janë të shumta, ndërsa fansat e çiftit tashmë janë kuriozë nëse kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë.
Sot mbrëma do të shpallet fituesi i edicionit të katërt të BBVA, dhe pavarësisht rezultatit, duket se Gjesti dhe Egli tashmë kanë fituar njëri-tjetrin – të paktën për momentin. A do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me fitoren e njërit prej tyre? Mbetet për t’u parë sonte në finalen e madhe.



Të tjera
8 shenja që tregojnë se ata po flasin pas shpine për ty
Komisioni për Persona të Zh*dukur jep detaje për mbetjet mortore të mundshme të viktimave të lu*ftës në Rahovec
Kanë qenë të padrejta që në fillim