Federico Chiesa është prioriteti numër një i Romës dhe trajnerit Daniele De Rossi për sezonin e ri.
Sulmuesi italian po mendon largimin nga Juventusi pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2025 dhe nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për rinovimin e saj.
Megjithatë, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se agjenti i lojtarit, shqiptari Fali Ramadani është takuar me Lina Souloukoun dhe drejtorin sportiv Florent Ghisolfin.
Nuk është sekret që Daniele De Rossi beson se Chiesa mund të rigjallërojë karrierën e tij me Romën pasi luftoi me ashpërsinë taktike të Max Allegrit.
Në takim është biseduar përveç Chiesas edhe për sulmuesin afrikan Jeremie Boga që gjithashtu e kërkon Roma dhe është nën menaxhimin e Fali Ramadanit.
Juventusi është gati ta shes yllin e saj, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga largimi i Chiesas.



Të tjera
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen/ Rama: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë
LVV akuzon PZAP-in për vendim politik: Po i mohon mërgatës të drejtën e votës
10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes