Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e cilësuar atë si “skandaloz, politik dhe aspak profesional”, transmeton KosovaPost.
Sipas Krasniqit, vendimi cenon të drejtat e qytetarëve të mërgatës, të cilët gjatë procesit të regjistrimit kanë ofruar dëshmi shtesë në përputhje me procedurat e përcaktuara nga KQZ-ja.
Ai theksoi se çështja nuk ka të bëjë me numra votash, por me parimet demokratike dhe të drejtat themelore të qytetarëve për të votuar.
Krasniqi kritikoi edhe përbërjen e panelit që mori vendimin, duke përmendur emrat e Kimete Kicajt, Skender Çoçajt dhe Arsim Hamzajt, për të cilët tha se do të mbahen mend për këtë vendim.
Sipas tij, paneli nuk ka marrë parasysh praktikat evropiane, të cilat në raste të ngjashme i japin përparësi të drejtës së votës kur ekzistojnë procedura shtesë që garantojnë identifikimin e votuesve dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Në reagimin e tij, Krasniqi përdori tone të ashpra ndaj PZAP-it, duke e akuzuar institucionin për mungesë profesionalizmi dhe paanësie, ndërsa shtoi se “lufta vazhdon”.



Të tjera
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është i domosdoshëm
I refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për Kryeprokuror
Disa arsye pse të flesh në një dhomë të ftohtë