Kërkesa për interpelancë për dokumentarin e Rai 3, Rama i përgjigjet opozitës

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen/ Rama: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Sot është dita e gjashtë radhazi që bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga qytetarë që po protestojnë në qendër të kryeqytetit, transmeton KosovaPost.

Në zonën e protestës ka pankarta të shumta të mbajtura nga qytetarët, ku shihen mesazhe që synojnë të distancojnë tubimin nga politika, si “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Edi Rama dorëhiqu”.

E për këtë ka reaguar edhe vet Edi Rama.

“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, ka deklaruar Rama.