Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pamje nga prapaskenat e videoklipit më të ri, i cili vjen në bashkëpunim me reperin e njohur Ledri Vula.
Projekti muzikor, i cili u lansua disa javë më parë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave përmes energjisë pozitive dhe kimisë artistike mes tyre.
Në fotot që Xhensila publikoi së fundmi, shihen momente spontane dhe të sinqerta nga sheshi i xhirimeve – qeshje, përqafime dhe bashkëpunim i ngushtë mes ekipit krijues.
Artistja ka zgjedhur të ndajë me publikun jo vetëm rezultatin përfundimtar, por edhe procesin pas tij, duke sjellë një vështrim më personal dhe autentik në atë çfarë ndodh “prapa kamerave”.
Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte mbishkrimi emocional që ajo vendosi në postimin e saj:
“Po xhirojmë… po qeshim… edhe po kujtojmë pse e duam kaq shumë këtë që bëjmë. Vibes nga seti”, shkroi Xhensila, duke shprehur dashurinë dhe pasionin e saj për muzikën dhe për artin në tërësi.
Të tjera
Trump: Nuk i thashë Zelenskyt se duhej t’ia dorëzonte të gjithë Donbasin Rusisë
Goli i dhjetë i Mbappes në La Liga e rikthen Realin në vendin e parë në tabelë
Zgjedhjet lokale në RMV: Ku fituan bindshëm VLEN e AKI dhe ku po vazhdon ende gara – çfarë dihet deri tash