Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas letrës dhe lutjeve të Albin Kurtit drejt Lumir Abdixhikut, që LDK të bëjë koalicion me VV-në.
Duke qenë se në ftesë VV përdorte një strategji kinse ka lënë jashtë loje PDK-në, Lladrovci ka ironizuar me frazën tashmë shumë të njohur se rrushi që nuk arrihet është i thartë.
”Rrushi që nuk arrihet, është i thartë!
As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve.Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje