Për herën e tretë, Lëvizjes Vetëvendosje nuk iu pranua propozimi për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, andaj konstituimi i Kuvendit dështoi edhe në tentativën e 11-të. Por, për ta gjetur një zgjidhje, Albin Kurti i dërgoi letër për koalicion qeverisës Lumir Abdixhikut të LDK-së.
Nga kjo parti përmendën nevojën për kërkim falje nga Kurti për gjuhën që kishte përdorur në fushatë.
Analisti, Ylli Hoxha deklaroi se letra e tretë e dërguar nga ish-kryeministri, Albin Kurti ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] është hap i vogël ndaj një “kantrahure” të madhe të krijuar në bllokadën politike të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Një hap në konstatimin se ka nevojë për koalicion. Tash, a rezulton në pjesën e dytë, me zbutjen ndaj pozicionit ndaj PDK-së. Ky është hap i vogël ndaj një kantrahure të madhe të krijuar”, deklaroi Hoxha.
Hoxha tha se ka pasur të kaluar problematike të koalicionit Qeveria Kurti 1 dhe mënyra e shthurjes.



Të tjera
Nuk iu ndal policisë, ndalet 18-vjeçari me marihuanë në bagazh
Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë
Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës