Vetëm për një vit janë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në gjithë këto arrestime kishte rolin kryesor.
Por kush janë të arrestuarit?
Në maj 2024, janë arrestuar Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të BIA-s së Serbisë, me qëllim kryesor shtrembërimin e fakteve historike – kundër Kosovës dhe NATO-s, si dhe të angazhuar edhe për mbledhjen e informacioneve.
E dhjetë muaj më parë ishte arrestuar ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, në Mitrovicë.
Ata kishin qëllim mbledhjen e informacioneve dhe ndikimin në organizata ndërkombëtare. Ndërsa, sot më 06 maj 2025, për spiunazh është arrestuar Hysri Selimi, bashkëpunëtor i BIA-s së Serbisë.
Ai kishte qëllim rritjen e radikalizmit islam në Kosovë dhe mbledhjen e informacioneve. Prokuroria kishte bërë hetime disa mujore për të dyshuarin dhe veprën penale “Spiunazhi”. Sot gjithashtu janë kryer bastisje në dy lokacione dhe janë konfiskuar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona që janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Përndryshe, janë konfirmuar dyshimet e mëparshme për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale në Kosovë, sidomos pas arrestimit të fundit të Hysri Selimit, i cili ishte gjykuar për terrorizëm dhe kishte qenë pjesë e ISIS-it.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia