Ish-kreu i LDK-së dhe ish-kryeministri Isa Mustafa në një përgjigje për T7 ka thënë se kërkesa e LDK-së për qeveri të tranzicionit është një veprim i arsyeshëm i pjekur dhe në interes të Kosovës.
Mustafa ka thënë se askush s’duhet të ketë arsye që në këtë bllokadë politike nëpër të cilën po kalon vendi, të mos takohet dhe të mos pajtohet për një marrëveshje për qeveri kalimtare.
“Qëndrimin që tani e bëri publik LDK e konsideroj shumë të arsyeshëm, të pjekur dhe në interes të vendit. Askush nuk duhet të ketë arsye që në këtë bllokadë politike të mos ulet dhe të merren vesh për një qeveri kalimtare”, ka thënë Mustafa për T7.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes që ka mbajtur në parti, në një konferencë për media ka deklaruar se zgjidhja e vetme për ngërçin politik, është krijimi i një qeverie kalimtare, deri në zgjedhjen e presdentit të ri.



Të tjera
Drejtësia do shkojë edhe tek Rama, është vetëm çështje kohe
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare
Lajmet e mira për Kosovën nuk kanë fund, ecim drejt 28 dhjetorit me suksese të tjera