Zëvendës-kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, shpreson që bashkëlojtari i tij i ri, Kylian Mbappe, të mos tregojë formën e tij më të mirë në Euro 2024.
Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit pas përfundimit të Kampionatit Evropian, por bashkëlojtari i tij, Carvajal, nuk i shpreson ditë të mira.
“Uroj që ai [Mbappe] të mos ketë një Euro 2024 të mirë, por që ai të jetë versioni i tij më i mirë nga gushti e tutje”, ka thënë fillimisht Carvajal për Marca.
“Mbappe është lojtar i klasit botëror. Lojtarët më të mirë duhet të luajnë në ekipin më të mirë”, përfundoi ylli i Real Madridit.
Carvajal flet sepse shpreson që Mbappe të mos shkatërrojë shanset e Spanjës për të fituar Euro 2024, kur dihet se Franca është favoriti kryesor.
Megjithatë, Mbappe nuk është ende rivali më i madh i Spanjës. Së pari ata duhet të mundin Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë për t’i shpëtuar fazës së grupeve.



Të tjera
Endrit Thaçi: Çdo ditë po na ofron më pranë rikthimit tuaj
Edi Rama përballë skenarit më të zi – “Ja me hatër, ja më zor”, zbulohet mesazhi që po tmerron qeverinë!
“Iowa Soccer Club” viziton FFK-në, forcohen lidhjet sportive mes dy vendeve