Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 maj të këtij viti do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2025.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatami”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj ministrie, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
Të tjera
Goli i dhjetë i Mbappes në La Liga e rikthen Realin në vendin e parë në tabelë
Zgjedhjet lokale në RMV: Ku fituan bindshëm VLEN e AKI dhe ku po vazhdon ende gara – çfarë dihet deri tash
Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve