Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 maj të këtij viti do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2025.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatami”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj ministrie, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.



Të tjera
Veset e çdo mëngjesi që po ju bëjnë të shtoni në peshë pa e kuptuar
Perez premton një goditje rekord, 150 mln euro investim: Do jetë i kalibrit Ronaldo
Parashikoi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famshëm befason me fituesin e Kupës së Botës