Ka dështuar për të 13-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Pasi u mblodhën 113 deputetët, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mori fjalën.
Edhe në seancën e sotme, sikurse dy seancat e kaluara, Dehari ka propozuar për votim të fshehtë.
Partitë tjera kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.
Kryesuesi Dehari ka kërkuar nga partitë të propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.
PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër, as AAK-ja. Edhe Lista Srpska s’ka propozuar pasi më parë ka thënë se kjo është kundër rregullores.
56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim.
Seanca konstituive vazhdon të dielën me fillim nga ora 10:00.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë