Sot është dhjetëvjetori i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shumëçka në atë ngjarje ishte dhe ka ngelur ende e pa sqaruar. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për të zbardhur të vërtetën.
Organizata Pan – Shqiptare e Amerikës VATRA, po ashtu kërkon drejtësi për shqiptarët e grupit të Kumanovës që po mbahen në burgjet e Maqedonisë së Veriut.
Në komunikatë thuhet:
“Jemi shumë të shqetësuar për trajtimin dhe gjendjen e tyre në burg. Familjarët e të burgosurve po na informojnë për keqtrajtime e sjellje jo njerëzore që ushtrohen ndaj këtyre të burgosurve.
VATRA tërheq vëmendjen që Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend anëtar i NATO-së dhe kandidat për BE, është e detyruar që të zbatojë standartet më të larta të trajtimit njerëzor dhe të dinjitetshëm të të burgosurve konformë Konventave Ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.
Këtë shqetësim të bazuar, organizata Pan-Shqiptare e Amerikësn”VATRA” do ta prezantojë deri në nivelet më të larta të shtetit amerikan. Njëherësh i bëjmë thirrje koalicionit shqiptar VLEN në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe qeverive në Prishtinë dhe në Tiranë që të përdorin ndikimin e tyre në favor të trajtimit njerëzor të këtyre të burgosurve shqiptarë.”.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!