Sulmuesi i kombëtare së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij në futbollin spanjoll, me fanellën e RCD Mallorca.
“Pirati dardan” ka arritur të realizojë deri më tani 21 gola në kampionat, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më efikas të sezonit.
Me edhe pesë ndeshje të mbetura deri në përfundim të edicionit, ai ka mundësi ta rrisë edhe më tej këtë bilanc mbresëlënës, transmeton Klankosova.tv.
Si rezultat i paraqitjeve të tij, Muriqi është nominuar për formacionin më të mirë të sezonit në La Liga, një vlerësim që reflekton ndikimin e tij të madh në fushë gjatë këtij edicioni.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Mallorcës përmes një postimi në platformën X, ku është konfirmuar nominimi i sulmuesit kosovar.



Të tjera
10 ushqimet ideale për mëngjes
Deputeti i VV-së para seancës për presidentin: Askush s’po e shkel Kushtetutën
UP-ja lidh marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë për ekspertizë akademike