Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.
Temperaturat parashikohen nga 16 në 35 gradë Celsius.



Të tjera
Paraqitet prototipi i zemrës në 3D
Zgjedhjet e brendshme në PDK, hap i domosdoshëm
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë