Dogana zbulon kokainë dhe marihuanë në Vërmicë, dy raste procedohen për hetime

Dogana zbulon kokainë dhe marihuanë në Vërmicë, dy raste procedohen për hetime

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, në rastin e parë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, janë zbuluar 104.90 gram substancë narkotike e dyshuar si kokainë. Lënda ishte fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Substanca është testuar fillimisht përmes testit fushor dhe pajisjes TruNarc, ku ka rezultuar pozitivisht për kokainë. Pas kontrollit të plotë dhe skanimit të automjetit nuk janë konstatuar parregullsi të tjera.

Rasti është proceduar tek njësitë kompetente për hetime të mëtejshme.

Në një rast tjetër, po në Pikën Kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 5.53 gram substancë narkotike të dyshuar si kanabis (marihuanë), e fshehur në hapësirën e bagazhit të një automjeti.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar. Rasti është trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe organet përkatëse hetimore./