As në përpjekjen e 14 për konstituimin e Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar emrin e kandidates për pozitën e kryeparlamentarit.
Këtë e konfirmoi deputeti, Faton Peci. Ai tha se nuk do të bëjnë negociata rreth emrit të kryeparlamentarit të ri, teksa u shpreh se varet nga opozita konstituimi i institucionit ligjvënës.
“Ne po vijmë me vullnet pozitiv. Dihet që konstituimi varet nga opozita. Nëse ata kanë reflektuar do të kemi ndryshim të gjendjes. Për neve është i rëndësishëm vullneti i plotë i secilit deputetë për këtë edhe kemi propozuar votimin e fshehtë”, deklaroi ai.



Të tjera
“A mund ta sigurojë shumicën Albin Kurti, kur ‘63 + 13 = 76’ dhe duhen 80 vota?”
Tahiri: Kosova po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia
“Nëse ndalet Albin Kurti, a do të ecë Kosova përpara?”