Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se ka biseduar me kandidaten Hatixhe Hoxha, e cila, sipas tij, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga gara për president nëse arrihet marrëveshje politike me Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurti tha se Hoxha është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse Lidhja Demokratike e Kosovës sjell 15 nënshkrime me emrin e kandidatit të saj për president, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të plotësonte edhe 15 nënshkrime nga mazhoranca.
Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të dorëzojë nënshkrimet së bashku me emrin e kandidatit dhe se dokumenti duhet të ketë datën e sotme.
“Pres që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i sjellë 15 nënshkrime me emrin e kandidatit për president. Në këtë mënyrë i futemi garës sonte që të mos shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Kurti tha gjithashtu se nënshkrimet mund të jenë edhe më pak se 15, por duhet të ketë një propozim të qartë për vazhdimin e procesit në Kuvend.
LDK tha më herët se nënshkrimet e prezantuara një ditë më parë nuk kishin emër, pasi për këtë paraprakisht duhet dakordim me LVV-në.
Por, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kurti po kërkon kundërkandidate për Feride Rushitin.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?