Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi aktual për zgjedhjen e presidentit po keqpërdoret politikisht dhe se, sipas tij, po krijohet një skenar artificial i krizës institucionale.
Ai tha se LDK nuk do të marrë pjesë në atë që e quajti “shou politik”, duke theksuar se procesi nuk i shërben interesit të shtetit dhe se po dëmton seriozitetin institucional të Kosovës.
“Çka nuk po arrij me kuptu unë është pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Albin Kurtit”, tha Abdixhiku, duke shtuar se, sipas tij, Osmani do të kishte mbështetje të gjerë qytetare.
Ai theksoi se, për shkak të afateve të shkurtra kushtetuese, është pothuajse e pamundur arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse politike, pasi partitë do të duhej të mblidhnin organet e tyre vendimmarrëse.
Sipas tij, vendi po shkon drejt një situate të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, ndërsa çdo tentim për zvarritje të procesit lidhet me përpjekje për të krijuar, siç tha ai, rast në Gjykatën Kushtetuese dhe për të fituar kohë për një datë më të favorshme zgjedhore.



Të tjera
Shtatë ushqime të pasura me vitaminë B6
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opozita po na çon në zgjedhje, qytetarët t’ua mbajnë mend
“A mund ta sigurojë shumicën Albin Kurti, kur ‘63 + 13 = 76’ dhe duhen 80 vota?”