Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se përderisa nuk ka marrëveshje politike për qeverinë nuk do të ketë as votim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai pati edhe disa fjalë ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë se Kosova po kalon në një proces vakuumi institucional nuk qëndron. Më 9 shkurt është përcaktuar pesha. Me faktin që s’kemi marrëveshje politike për qeverinë, nuk besoj që mund të përballohet zgjedhja e kryetares së Kuvendit e nominuar nga LVV, ky është proces i lidhur edhe pse kryetari i LVV po donë ti ndaj”, ka thënë Haziri.
Haziri tutje ka shtuar se “Rruga e Re” ka qenë për Kosovën, e as për Kurtin as për LVV-në.
The post Haziri i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk ka vakuum institucional, por mungesë marrëveshjeje appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj