Ministri në detyrë, Faton Peci ka deklaruar se përgjigjja e tij për ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është nxjerrë jashtë kontekstit.
Peci në një prononcim për media pas deshtimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit ka mohuar të ketë thënë se Osmani mund të ofrojë ftesa koti.
Sipas tij ai është shprehur se di një vullnet pozitiv të grupit të tyre për të marrë pjesë dhe se është e rëndësishme edhe përmbajtja e një ftese të tillë.
“Mendoj që kjo është çështje është nxjerrur jashtë kontekstit, e para. E dyta, nuk kam thënë unë që presidentja mundet me ofru ftesa koti. Mbetet të shohim në rast se do të ketë ftesë të tillë ose jo. Unë kam thënë që di një vullnet pozitiv të grupit tonë për të marrë pjesë edhe është e rëndësishme edhe përmbajtja se çka përmban një ftesë e tillë. Kur ta shohim ftesën do të ketë përgjigje adekuate”, ka thënë Peci.
Të tjera
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë