Katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë. Kështu ka konfirmuar, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Katër motoristë humbasin kontaktin, fillonoperacioni i kërkimit të tyre
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës, për lokalizimin dhe shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) njofton se ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka.
Sipas SHKKSH, ekipet e saj janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave.
“Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Dënimi i rrallë i UEFA-s që s’ka ndodhur që nga 2019-a, mund të shkojë në favor të Realit
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja