Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të formimit të komisionit për votimin e fshehtë në përpjekjen e 15-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në takim me presidenten do të kërkojnë reflektim nga VV.
“Gjithë vendi ka mbetur peng i LVV-së, e cila përkundër kërkesës, propozimit dhe insistimit tonë për të ndërruar kryetaren e propozuar që nuk i ka votat, ata nuk po e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka marrë shembullin nga praktika amerikane, për ndërrimin e emrit të kandidatëve në garën presidenciale, duke thënë se insistimi i kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, për emrin e Albulena Haxhiut është i pakuptimtë.
Krasniqi ka thënë se PDK ka dhënë edhe opsionin e zgjedhjeve të reja.
“Në takim me presidenten do të shprehim edhe një herë qëndrimet tona, do të kërkojmë reflektim nga partia e parë që i takon privilegji i propozimit”, ka thënë ai.



Të tjera
Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi
Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë