Xherdan Shaqiri do të largohet nga skuadra amerikane Chicago Fire pas tre viteve qëndrim.
Ylli kosovar është aktualisht në Gjermani së bashku me Përfaqësuesen e Zvicrës ku do të luaj në Euro 2024.
32-vjeçari ka konfirmuar se nuk dëshiron të mbetet në MLS dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Evropë.
“Jetoj nga dita në ditë. Është e vështirë për mua të them se ku do të jem pas dy vjetësh. Një gjë është e qartë, kontrata ime në Chicago skadon në dimër dhe tendenca është që unë të largohem dhe të kthehem në Evropë”.
Shaqiri iu bashkua Chicago Fire në shkurtin e vitit 2022 nga Olympique Lyon pas vetëm gjashtë muajsh qëndrim te skuadra franceze.
Ai deri më tani ka zhvilluar 75 ndeshje me Chicago Fire, derisa ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.
Të tjera
Veprimet ushtarake të Iz*raelit në Ga*za, të papranueshme
Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij
Dyshohet për një person të vrarë pranë burgut të Mitrovicës së Veriut