Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan me rastin e 26-vjetorit.
Ajo thekson presidentja se kujtimi për ta mbetet i përhershëm dhe se drejtësia ndaj tyre ende mungon,.
“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.
Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi”, thuhet tutje në postimin e presidencës në Facebook.



Të tjera
“Jo më Rama ik, por Rama në burg”- Kola: Ka prova që ka vjedhur Shqipërinë, prandaj i duhet konfiskuar dhe pasuria!
6 gjëra që nuk duhet bërë kur e keni stomakun bosh
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë