Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend.
Osmani e ka informuar ambasadorin Orav, për takimet konsultative që do ta zhvillojë me liderët e partive politike, takime që pritet të mbahen nesër.
‘‘Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës’’, thuhet në njoftim.



Të tjera
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë
Pesë efektet anësore të qumështit
Shefi i OBSH-së: Mbi 1.300 vdekje të lidhura me valën e të nxehtit në Evropë që nga 21 qershori