Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka ndarë pamje të takimit që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi sonte në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se Costa “theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”.
Postimi i plotë:
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane.



Të tjera
Nagavci: Përgjegjësia është e qartë, qytetarët do ta japin përgjigjen
Personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë
Nga dehidratimi deri tek mishi i kuq, faktorët që mund të shtojnë rrudhat në lëkurën tuaj