Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se është e rëndësishme të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje të kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë.
Zemaj tha tutje se qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe se kanë ofruar zgjidhje që ndonëse është kalimtare, është e domosdoshme.
“Është me rëndësi të potencohet se pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje as të kryetarit të Kuvendit, dhe as të Qeverisë së re”, tha ai.
Zemaj duke folur për takimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani me përfaqësues partiakë tha se roli i presidentes është të bëj konsultime të ndryshme me qëllim të formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Ai po ashtu përmendi rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme në vend dhe kjo sipas tij është në ndërgjegjen e partisë së parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë.
Ai tha se zgjedhjet e fundit e kanë dhënë këtë rezultat, ndërsa situatën e ka krijuar LVV që sipas tij, siç duket askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta. /Telegrafi/
Të tjera
Ekspertët zbulojnë ndryshimin e thjeshtë të një shprehie që mund të ulë rrezikun e zhvillimit të demencës
Ekspertët e jetëgjatësisë zbulojnë aditivët ushqimorë më të dëmshëm për shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë lidhjen muzikore për forcimin e funksionit të trurit gjatë gjithë jetës