Para takimit të paralajmëruar me liderët e partive politike, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë që ka konstituimi i shpejtë i institucioneve të vendit, si dhe për pasojat që po shkakton zvarritja e këtij procesi për funksionimin demokratik dhe stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës.
“Sikurse edhe në takimet e kaluara, u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Përveç temave që ndërlidhen me zhvillimet e brendshme politike, sipas këtij njoftimi, Presidentja Osmani dhe Prattipati trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në fushat e diplomacisë dhe mbrojtjes.
Të tjera
Veturat po bëhen më të zgjuara, siguria e tyre do të arrijë në një nivel tjetër
Audi paralajmëron rikthimin e makinave sportive me “një koncept sekret” në Mynih
SUV-i elektrik më i lirë i Volkswagen vjen së shpejti