Taravari: Jemi të lumtur pasi e kemi fituar votën e shqiptarëve – sot nisi tërmeti, dridhjet do të ndihen më 8 maj

Deputetët e “Taravarit” dalin nga VLEN, nis dorëheqja e ministrave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e dorëzoi në qeveri dorëqjen e tij nga ky post, pasi partia e tij, vendosi që të braktisë qeverinë.

Taravari pret që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe kuadrot e tjerë të kësaj partie që kanë funksione publike.

Punës Sociale, pretendon se këtij koalicioni i janë bashkangjitur disa deputetë nga Fronti Evropian.

Fatmir Limani, Ministër i Punës Sociale

“Mendoj se të frontit, gati katër nëse nuk gaboj i janë bashkangjitur shumicës parlamentare e cila përbën qeverinë. Vlerësimi dhe mendimi im është se, deputetët e Aleancës janë më të mirit dhe më të përgatiturit dhe shprespj se do t’i thirrin arsyes dhe do të bëhen bashkë apo do të qëndrojnë në formacionin e Qeverisë”.

Frontin Evropian e përbëjnë pesë parti politike, të cilët kanë 17 deputet në Kuvend. Përkatësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim ka 10 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 4 deputetë si dhe Lëvizja e Turqve, Partia Demorkatike Turke dhe Lëvizja Populli që kanë nga një deputetë.

Por, momentalisht VLEN-it ka mbetur me 9 deputetë, me çka shumica parlamentare nuk do të ketë shumicën e badenterit. Por, qeveria është e bindur se do t’i sigrojnë numrat, edhe pas daljes së ASH-së së Taravarit./SHENJA/